Ferrari tërhiqet

Formula 1

Ferrari tërhiqet

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 14:26
Ferrari tërhiqet

Ferrari duket se është tërhequr, dhe nuk do ta apelojë penalltinë prej 5 sekondash që mori në garën e fundit të Kanadasë, gjë që i kushtoi edhe fitoren, e cila shkoi për Ljuis Hemilton.

Sipas “Daily Mail”, tek “kokëkuqja” kanë vendosur të tërhiqen për sa i përket çështjes gjyqësore, dhe të mos e apelojnë vendimit, sepse duke parë nenet e rregullores, kthimi i vendimit kishte shumë pak shpresa që të ndodhte.

Gjithsesi, në Maranelo duket se nuk do ta lënë me kaq, por do të nisin një valë kritikash, prej pilotëve dhe ekspertëve, që të paktën të kenë ndikim tek drejtuesit e Federatës, e të ndryshojnë rregullat, për ato manovra në pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat