Super Alonso

Formula 1

Super Alonso

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 15:55
Super Alonso

Fernando Alonso, 2 herë kampion bote në Formula 1, tashmë ka korrur edhe një titull tjetër, ketë herë në botërorin e World Endurance Championship (WEC). Piloti spanjoll triumfoi sot në garën 24-orëshe të La Manshit me makinën Toyota TS050 Hybrid së bashku me kolegët Sebastien Buemi dhe Kazuki Nakajima.

Ky është viti i dytë radhazi që Alonso me shokë triumfon në këtë garë historike të automobilizmit, sukses që i jep titullin kampion. Këtë sezon, në 8 garat e botërorit WEC, Alonso korri 5 vende të para, 2 herë u rendit i dyti dhe një herë u skualifikua.

Gjithsesi, këtë herë triumfi në garën 24-orëshe të La Mansh ishte me fat. Deri 1 orë para fundit të garës, makina me nr.8 e Alonso ishte në vendin e dytë.

60 minutat e fundit të garës për makinën tjetër Toyota, atë të pilotëve Lopez, Conway e Kobayashi, ishin të vështira. Makina e tyre pati një problem teknik, duke u detyruar të hapë krahun dhe të renditet në vendin e dytë, pasi e dominoi garën për 23 orë.

Tashmë për Alonso do të nisë një aventurë e re në karrierën e tij. Garat Rally janë një mundësi, por edhe rikthimi në Formula 1 është një tjetër opsion për të ardhmen e pilotit spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat