Verstappen i prish ëndrrën Leclerc-ut

Formula 1

Verstappen i prish ëndrrën Leclerc-ut

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:56
Verstappen i prish ëndrrën Leclerc-ut

Max Verstappen është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë, në pistën e "Red Bull Ring". Piloti holandez zhvilloi garë spektakolare duke parakaluar dy xhiro para fundit Charles Leclerc, që kryesoi garën nga starti e deri në fund, teksa u duk se piloti i ri i Ferrarit do të fitonte garën e parë në karrierë.

Starti ishte i mirë për pilotët kryesues, që arritën të mbrojnë pozicionet e tyre, ndërsa Sebastian Vettel i nisur nga vendi i 9-të arriti të përfitojë tre pozicione që në start.

Me kalimin e xhirove Vettel arriti të kapë pozicionin e tretë, edhe falë pit-stopit të detyruar për Hamilton, i cili ndërroi hundën e makinës. Ndërkohë që Leclerc dhe Bottas vijuan të kryesojnë të qetë deri në 10 xhiro para fundit.

*Renditja përfundimtare e 20 pilotëve:

Më pas spektaklin e dhuroi Max Verstappen që kaloi të gjithë pilotët një e nga një duke u ngjitur në vend të dytë dhe dueloi me pilotin e Ferrarit, derisa e parakaloi dy xhiro para fundit, madje e shtyu duke e nxjerrë jashtë piste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat