Thumbon Ferrarin - Bota Sot
Thumbon Ferrarin

Formula 1

Thumbon Ferrarin

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 16:44
Thumbon Ferrarin

Max Verstappen ka siguruar fitoren e parë sezonale në Formula 1, kur mposhti në pistë Charles Leclerc me Ferrari, fitore që më pas u konfirmua edhe në tavolinë nga komisarët e pistës. Polemikat pas garës kanë qenë të mëdha, por piloti holandez i Red Bull i është përgjigjur sërish sot kritikëve.

“Dueluam mes nesh me thikën në mes të dhëmbëve dhe mendoj se nuk pati asgjë të gabuar në atë parakalim.

Edhe unë do të zhgënjehesha në vendin e tij po të më ndodhte ajo gjë, të parakalohesha 3 xhiro nga fundi i garës”, u shpreh Verstappen.

“Ishte një betejë normale në pistë. Nëse nuk na lejojnë që të garojmë brenda limiteve, atëherë le ta mbyllim këtë sport. Kjo është Formula 1, një garë shpejtësie dhe aftësie, jo një lojë me letra ulur në tavolinë.

Arrita ta parakaloj brenda limiteve dhe jam i kënaqur për këtë gjë dhe fitoren”, tha Verstappen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...