Kimi Raikonen: 16 ditë i dehur? - Bota Sot
Kimi Raikonen: 16 ditë i dehur?

Formula 1

Kimi Raikonen: 16 ditë i dehur?

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:22
Kimi Raikonen: 16 ditë i dehur?

Kimi Raikonen, përveçse një pilot i jashtëzakonshëm në Formulën 1, ku në vitin 2007 ka arritur të shpallet edhe kampion bote me Ferrarin, njihet edhe për “bëmat” e tij jashtë sportit. Në librin e autobiografik të publikuar kohë më parë, Kimi tronditi gjithë botën duke treguar varësinë që ka pasur ndaj alkoolit dhe jetës së çrregullt që bënte.

Në një intervistë të bërë së fundmi për “Motorsport”, 39-vjeçari tregon jetën e tij të re familjare, së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, por zbulon edhe një fakt tronditës gjatë kohës kur ishte i alkoolizuar, duke deklaruar se ka qëndruar plot 16 ditë radhazi i dehur.

“Sigurisht, tashmë kam prioritete të tjera. Në ato kohëra kisha punën, por nëse doja të shkoja diku për t’u argëtuar, shkoja pa problem, pasi nuk më duhej t’i thosha askujt.

Isha në moshë madhore për të vendosur se çfarë dëshiroja, por kur krijon familje gjërat ndryshojnë. Tani dua të kaloj më shumë kohë me fëmijët, pasi jam për shumë kohë larg tyre. Dal edhe me bashkëshorten dhe gjërat kanë ndryshuar tërësisht”, rrëfen Raikonen.

“Të gjithë plakemi, apo jo? Pas 16 ditësh i dehur nuk do të ndihesha mirë si njëherë e një kohë, kur më dukej gati normale. Ka shumë gjëra të tjera në jetë, që tashmë për mua janë më të rëndësishme. Kjo nuk do të thotë se nuk dal më, pasi sigurisht që e bëj. Por, koha që i kushtoj familjes për mua tani është parësore”, deklaron ish-piloti i Ferrarit, i cili në këtë sezon është pjesë e Alfa Romeos.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...