Dakar 2020, Alonso konfirmon aventurën e re në shkretëtirë

Formula 1

Dakar 2020, Alonso konfirmon aventurën e re në shkretëtirë

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:18
Fernando Alonso

Fernando Alonso, dy herë kampion bote në Formula 1, do të marrë pjesë në turneun Rally Dakar 2020. Lajmin e konfirmuan mediat franceze, që thonë se 38-vjeçari spanjoll do të garojë me makinën Toyota në këtë event.

Pas largimit nga Formula 1, Alonso fitoi për dy vite me radhë garën 24-orëshe të La Mansh dhe këtë vit triumfoi në botërorin e WEC (World Endurance Championship), po me Toyota.

Sipas “France Television”, spanjolli do të ketë si pilot ndihmës Marc Coma, dy herë fitues në Dakar me motorin KTM. Edicioni 2020 i Rally Dakar do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite, nga 5 deri më 17 janar.

“5 muajt në vijim Alonso do të familjarizohet me vështirësitë që ka kjo tip gare”, u shprehën drejtuesit e Toyota. Ndërsa vetë Alonso tha: “Gjithnjë jam tërhequr nga sfidat e reja, disiplinat e reja dhe mezi pres të provoj këtë aventurë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat