Skuadra sakrifikoi Sebastian Vettelin 

Formula 1

Skuadra sakrifikoi Sebastian Vettelin 

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:12
Skuadra sakrifikoi Sebastian Vettelin 

Njeriu që zbuloi aftësitë e Sebastian Vettelit që në fillimet e karrierës në garat automobilistike i ka thënë pilotit gjerman se karriera e tij te Ferrari është në fundin e saj.

Helmut Marko, personazhi influencues i Formulës 1 që i dha Vettelit kënaqësinë e debutimit me Toro Roso në 2007-n para se t’i ngjiste me radhë shkallët deri në 4 tituj botërorë, ka një mendim radikal mbi atë se çdo të pasojë në javët e ardhshme.

Pavarësisht se fiton më shumë se 40 milionë euro në sezon dhe konsiderohet pilot i parë te Ferrari, Sebastian Vettel vuajti urdhrat e ekipit duke u detyruar ta mbështesë yllin në ngjitje, Sharl Lëklerk. Kjo situatë dukej e pamendueshme muaj më parë, që një debutuesi t’i hapej rruga në dëm të kampionit.

“Ferrari nuk arriti të fitonte pavarësisht se kishte makinën më të shpejtë dhe njeriun më të aftë. Skuadra sakrifikoi Sebastian Vettelin dhe ai nuk ka më të ardhme atje”, ka thënë Marko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat