Detajet e kalendarit të ri në Formula 1

Formula 1

Detajet e kalendarit të ri në Formula 1

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:47
Detajet e kalendarit të ri në Formula 1

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit zbuloi edhe detajet e kalendarit të ri në Formula 1 për sezonin e ardhshëm, një renditje e cila ishte vendosur në gusht, por merr formë zyrtare vetëm këtë fundjavë.

Për herë të parë në historinë e kampionatit emocionues të garave me makina, do të jenë 22 ndalesa. Rikthehet në kalendar Çmimi i Madh i Holandës në pistën e Zandvoort dhe me risinë absolute që është Vietnami.

Cirkuiti holandez ashtu si ai vietnamez presin homologimin dhe përshtatjen por rreziku për tu anuluar nuk ekziston. Për sa i përket testeve do të jenë dy sesione, fillimisht në 19 deri 21 Shkurt e më pas në fund të po të njëjtit muaj, si gjithmonë në pistën e Barcelonës.

Me rastin e Këshillit botëror të Automobilizmit do të modifikohen edhe disa rregulla. Flitet për minigara që do të zëvendësojnë provat kualifikuese të shtunave por propozimet do të votohen online.

Gara e parë e botërorit të Formula 1 zhvillohet në 15 Mars në Melbërn të Australisë, ndërsa finalja e sezonit të ardhshëm në 29 Nëntor 2020 në Abu Dhabi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat