Marquez kampion i botës 

Formula 1

Marquez kampion i botës 

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 14:22
Marquez kampion i botës 

Marc Marquez shpallet kampion i botës për herë të tetë në karrierën e tij dhe të shtatën në MotoGP.

Piloti spanjoll i Hondas triumfoi edhe në Çmimin e Madh të Tajlandës, duke parakaluar në xhiron e fundit Yamaha Petronas të Fabio Quartararo, çka i dha matematikisht trofeun 4 gara para fundit të botërorit.

Në podium u ngjit edhe Vinales, me vendin e tretë, ndërsa Dovizioso ngriti flamurin e bardhë me vendin e katërt.

Vjen zhgënjimi i radhës për Valentino Rossin, që e mbylli garën në vendin e tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat