Marquez nuk toleron, pole-position në Motegi

Formula 1

Marquez nuk toleron, pole-position në Motegi

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:02
Marquez nuk toleron, pole-position në Motegi

Edhe pse ka fituar matematikisht titullin kampion. Marc Marquez nuk di të ndalet dhe vazhdon të lërë shenjë në këtë sezon të Moto Gp.

Kampioni i botës do të niset nga pole-position edhe në garën e Çmimit të Madh të Japonisë ndalesa e 4-t nga fundi në Botërorin e Moto Gp.

Marquez dominoi provat zyrtare në Motegi duke regjistruar kohën më të shpejtë, 1 minutë 45 sekonda e 763 të mijtat. Menjëherë pas Marc Marquez u pozicionuan dy Yamahat Petronas ajo e Franco Morbidellit dhe ajo Fabio Quartararos.

Nuk shkëlqyen dy pilotët e Ducatit me Dovizioson që u rendit i 7-ti dhe Danilo Petruccin që u pozicionua i 8-ti. Shumë keq Valentino Rossi që do të niset nga vendi i 10-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat