Valtteri Bottas ka pësuar një aksident të tmerrshëm në garën e sotme, në Grand Prixin e Meksikës.
Në kualifikueset e treta, Bottas pësoi një aksident ku me makinën e tij u përplas në murin e pistës.
Formula e finlandezit u shkatërrua tërësisht dhe piloti u dërgua menjëherë tek mjekët e pistës për të parë gjendjen e tij.
look at the shockwave run across the barrier as Bottas hits it ? #F1 #MexicoGP pic.twitter.com/0B1qcKnviu
— Out Of Context Formula 1&E (@fakeykovalinen) October 26, 2019
Skuadra e Mercedes ka konfirmuar se piloti është në gjendje të rregullt dhe nuk ka pësuar ndonjë dëmtim.
Bottas do të jetë i gatshëm për garën e madhe, por momentalisht makina e tij është e shkatërruar tërësisht.
Mercedes kanë thënë se janë duke punuar për të parë se çfarë duhet riparuar për të qenë gjithçka gati për garën e madhe.
Bottas është shoku i skuadrës së Lewis Hamilton dhe është i vetmi nga Mercedes anash britanikut që është në garë për titullin e kampionit.