100 gara në karrierë, talenti i F1 sulmon Hamilton: Më ka frikë

Formula 1

100 gara në karrierë, talenti i F1 sulmon Hamilton: Më ka frikë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 09:32
Max Verstappen, Lewis Hamilton

Ditën e diel do të zhvillohet në pistën e Austin gara e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1.

Kjo është gara nr.100 për pilotin holandez Max Verstappen, që ka përfunduar në qendër të polemikave pas garës së fundit, në Meksikë. Piloti i Red Bull është kritikuar nga mjaft kolegë, përfshi edhe Lewis Hamilton, për sjelljen e tij në pistë dhe kontaktin që ata patën në garën e fundit.

“Nuk e kam goditur si silur në garën e fundit, nuk e kam dëgjuar këtë gjë nga ai. Gjithsesi, më duket një deklaratë idiote. Unë jam përqendruar te gara ime, puna ime. Nuk kam patur shumë raste të dueloj në pistë me Hamilton, por sa herë që kemi qenë rivalë kam treguar se jam më i mirë se ai. Ndoshta ai më ka frikë, ndaj flet ashtu për mua”, u shpreh Max Verstappen, 22 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat