Çfarë po ndodh me Schumacher? Flet për herë të parë bashkëshortja - Bota Sot
Çfarë po ndodh me Schumacher? Flet për herë të parë bashkëshortja

Formula 1

Çfarë po ndodh me Schumacher? Flet për herë të parë bashkëshortja

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 09:32
Michael Schumacher me gruan e tij

Bashkëshortja e Michael Schumacher ka dhënë intervistën e parë, shumë vite pas aksidentit të rëndë të legjendës së Formula 1.

50-vjeçarja Corinna ka folur për jetën e saj dhe dëshirat e fëmijëve. Dihet shumë pak për gjendjen shëndetësore të kampionit dhe misteri vazhdon, pasi e shoqja nuk dha detaje në lidhje me shëndetin e tij.

Në intervistën e dhënë për revistën ‘She’s’, 50-vjeçarja deklaroi se ajo dhe e bija kanë gjetur qetësinë të garat me kuaj pas ngjarjes së rëndë.

Image

Gjithashtu për herë të parë ka rrëfyer se kalin e ka dhuratë nga Schumacher.

Ky i fundit e kishte marrë në Arabi për bashkëshorten e tij.

Image

Ndërsa, për sa i përket të birit, Mick, 50-vjeçarja tha se ai do të ndjekë hapat e të atit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat