Tërhiqet - Bota Sot
Tërhiqet

Formula 1

Tërhiqet

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 15:29
Jorge Lorenzo

Çmimi i Madh i Valencias do të jetë i fundit për Jorge Lorenzo. 5 herë kampioni i botës ka vendosur që të tërhiqet në mënyrë të papritur.

32-vjeçari spanjoll ka fituar 5 tituj kampion në dy kategori të ndryshme të motoçiklizmit (250cc dhe MotoGP), gjatë 17 viteve karrierë.

Jorge Lorenzo, i cili ka pilotuar për Derbi, Aprilia, Yamaha, Ducati dhe Honda, është një nga pilotët me më shumë fitore (68) dhe më shumë podiume (152) në historinë e Botërorit, transmeton A2.

Titujt e Jorge Lorenzo:

Kampion bote në vitin 2006 me Aprilia në kategorinë 250cc.

Kampion bote në vitin 2007 me Aprilia në kategorinë 250cc.

Kampion bote në vitin 2010 me Yamaha në kategorinë 500cc.

Kampion bote në vitin 2012 me Yamaha në MotoGP.

Kampion bote në vitin 2015 me Yamaha në MotoGP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat