Hamilton te Ferrari?

Formula 1

Hamilton te Ferrari?

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 11:14
Hamilton te Ferrari?

Pas garës së fundit në Abu Dhabi janë shtuar zërat se Lewis Hamilton mund të drejtojë një makinë Ferrari, duke nisur nga viti 2021.

Çka do të thotë se një nga dy shoferët aktualë të “kokëkuqes” do të largohet.

Në këtë rast, më i rrezikuari është Sebastian Vettel, që i skadon kontrata pas një viti.

Duke folur për këtë problem, Vettel tha: “Nuk e di se kush i ka përhapur këto fjalë, por me sa duket di më shumë gjëra se unë”.

Më tej, duke thumbuar Hamiltonin, ai tha: “Unë di që Hamilton është një shofer i Ferrarit… si një klient, pasi e ka blerë një makinë të tillë. Madje është një klient i mirë, pasi ka më shumë se një makinë Ferrari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat