Mjeku i Michael Schumacher zbulon gjendjen momentale shëndetësore të tij

Formula 1

Mjeku i Michael Schumacher zbulon gjendjen momentale shëndetësore të tij

Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 09:43
Michael Schumacher

Tifozët vazhdimisht duan të dinë në lidhje me gjendjen shëndetësore të Michael Schumacher që prej se ikona e garave në Formula 1 ka pësuar aksident të rëndë në skijim.

Derisa familja e tij vazhdon ta mbajë privatësinë e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, mjeku i ish-pilotit gjerman më në fund e ka thyer heshtjen dhe ka zbuluar gjendjen aktuale të ish-kampionit të Formula 1.

Schumacher është ende duke bërë terapi e cila mund të zgjasë deri në tri vite.

“Ka një plan tre-vjeçar për terapinë e Schumacher”, ka thënë Jean-Francois Payen.

Payen ishte mjeku i parë që konfirmoi se Schumacher nuk ishte në koma pas disa vitesh në të.

Payen gjithashtu ka zbuluar se ai e viziton rregullisht gjermanin.

“Unë ende e vizitoj Schumacherin dhe flasim me familjen e tij për ndonjë progres që unë e shoh”, ka shtuar mjeku në fjalë. 

Megjithatë, ai ka refuzuar të shpalos detaje të tjera pasi ai e respekton dëshiron e familjes për privatësinë e këtij rasti.

Tutje, Payen ka shtuar se Schumacher është në gjendje të mirë dhe rrugës për t’u shëruar.

Gjithashtu ai ka shtuar se gruaja e Schumacher, Corinna është duke e bërë më të mirën e saj për ta ndihmuar burrin e saj të bëjë sa më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat