Festë në familjen Schumacher

Formula 1

Festë në familjen Schumacher

Më: 3 janar 2020 Në ora: 15:55
Michael Schumacher

Vitet kalojnë dhe misteri për shëndetin e tij sa vjen e shtohet.

Michael Schumacher është padyshim një legjendë e sportit botëror. Gjermani feston sot ditëlindjen e tij të 51 dhe siç ka ndodhur në gjashtë vitet e fundit, ish kampioni i botës në Formula 1 “e pret” në krevat.

Aksidenti gjatë skijimit në Meribel mbrëmjen e 29 dhjetorit 2013 ka lënë pasoja të mëdha te 7 herë kampioni i botës. Goditja me një masiv dëbore e la në gjendje kome.

Ende nuk dihet se si është gjendja shëndetësore aktuale e Michael Schumacher, me familjarët dhe miqtë e tij që kanë preferuar ta mbajnë larg syrit të mediat dhe publikut.

Michael Schumacher u bë i njohur gjatë drejtimit të Ferrarit, me skuderinë italiane që bëri historinë në Formula 1. Me “kokëkuqen”, gjermani fitoi 5 kampionate radhazi, teksa më parë kishte fituar titullin me “Mild Seven Benetton Ford” dhe “Mild Seven Benetton Renault”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat