Rossi zyrtarizon të ardhmen: Ja çfarë do të ndodhë pas një viti

Formula 1

Rossi zyrtarizon të ardhmen: Ja çfarë do të ndodhë pas një viti

Më: 4 janar 2020 Në ora: 09:59
Valentino Rossi

Valentino Rossi e pret me padurim fillimin e testeve zyrtare të këtij sezoni në Moto GP. Piloti italian i Yamaha i ka idetë e qarta: Nuk do të vazhdojë më të garojë në rast se motori japonez nuk do të jetë kompetitiv. Rossi ka edhe një vit kontratë me Yamaha, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

“Do të ishte bukur të vazhdoja të garojë edhe përtej kontratës aktuale, por na duhet të jemi më kompetitivë krahasuar me 2019-ën. Në të kundërt, në rast se jemi sërish të avashtë do të tërhiqem. Për një pilot është një nder të vendosë se kur do të tërhiqet nga sporti, pasi zakonisht janë të tjerët ata që vendosin për ty”, tha Rossi.

“Unë pres që Yamaha e 2020-ës të jetë 10km më i shpejtë në pjesët e drejta krahasuar me sezonin e kaluar. Të paktën të jemi të shpejtë aq sa Honda dhe Ducati. Dua të bëj gara të bukura, të dueloj për podiumin dhe për titullin kampion”, tha Rossi, që këtë vit mbush 41 vjec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat