Mercedes e qartë për hierarkinë, Hamilton merr mesazhin surprizë

Formula 1

Mercedes e qartë për hierarkinë, Hamilton merr mesazhin surprizë

Më: 4 janar 2020 Në ora: 14:53
Lewis Hamilton, Valtteri Bottas

Toto Wolff, shefi i skuadrës Mercedes, u shpreh se pavarësisht se Lewis Hamilton synon titullin e shtatë kampion bote në Formula 1 këtë sezon, ai nuk do të trajtohet ndryshe nga shoku i tij i skuadrës Valtteri Bottas.

“Ne gjithnjë kemi qenë neutralë në punën tonë dhe u japim të dy pilotëve të njëjtën makinë. Kjo gjë do të ndodhë edhe këtë sezon. Të dy pilotët do të kenë të njëjtat mundësi për të fituar garën apo titullin në fund të sezonit”, tha Wolff.

“Do të shohim se si do të nisë sezoni. Valtteri është paraqitur mjaft mirë vitin e kaluar, ka fituar gara dhe ka qenë në duel për titullin deri në fund. Kuptojmë edhe Hamilton, që synon titullin e 7-të kampion dhe të barazojë Schumacher. Objektivi ynë mbetet i njëjtë, të fitojmë të dy titujt kampionë”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat