Alonso ka kaluar një moment frike - Bota Sot
Alonso ka kaluar një moment frike

Formula 1

Alonso ka kaluar një moment frike

Më: 15 janar 2020 Në ora: 17:21
Alonso ka kaluar një moment frike

Dy herë kampioni i Botës në Formula 1, Fernando Alonso ka kaluar një moment frike në garën Rally.

Teksa po drejtonte makinën e tij tip "Toyota Hilex", spanjolli u përplas fort me një dunë për tu rrotullisur më pas në rërë. Gjithçka ndodhi në kilometrin e dytë të fazës së 10-të, Alonso iu afrua një dune me rërë në një kënd mjaft delikat, duke hedhur në ajër makinën e tij.

Pavarësisht aksidentit të frikshëm, as Alonso dhe as bashkëpiloti i tij, Marc Coma nuk pësuan lëndime. Por ky aksident solli vonesë në xhiron e tyre, me Alonson që e mbylli garën 68 minuta pas kryesuesit, Carles Sainz.

Aktualisht, Alonso dhe shoku i tij pozicionohet në vendin e 52-të në klasifikimi e përgjithshëm, shumë larg pritshmërive që 38-vjeçari i kishte vënë vetes para se të merrte pjesë në Rally.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat