Lëndohet rëndë piloti holandez

Formula 1

Lëndohet rëndë piloti holandez

Më: 17 janar 2020 Në ora: 19:27
Lëndohet rëndë piloti holandez

Pas aksidentit të frikshëm që i kushtoi jetën Paulo Goncalves në etapën e 7-të, Rally Dakar regjistroi një tjetër aksident ku mbeti i lënduar rëndë një pilot.

Në ndalesën e 11-të të garës saudite, holandezi i skuadrës së KTM, Edwin Straver, humbi kontrollin e motorit dhe u përplas dhunshëm.

Tani 48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë dhe, sipas mjekëve, në spitalin e Riadit, situata është kritike, pasi vuajti një infarkt kardiak dhe thyerjen e një vertebre cervikale.

Etapa e 11-të e Rally Dakar rihapi ndërkohë diskutimin për titullin final te motorët, pasi suksesi i kilianit Pablo Quintanilla ka zvogëluar me 12 minuta hendekun e tij me kryesuesin Ricky Brabec.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat