Zbulohen detaje të reja për gjendjen e Michael Schumacher - Bota Sot
Zbulohen detaje të reja për gjendjen e Michael Schumacher

Formula 1

Zbulohen detaje të reja për gjendjen e Michael Schumacher

Më: 22 janar 2020 Në ora: 08:09
Legjenda e Fortmula 1, Michael Schumacher

Legjenda e Fortmula 1, Michael Schumacher ka ndryshuar shumë dhe i është përkeqësuar gjendja, gjashtë vite pas aksidentit të tmerrshëm në skijim, ka thënë një neurokirurg.

Ish-piloti i Ferrarit, 51-vjeçar, ka pësuar një lëndim fatal në tru në dhjetorin e vitit 2013, kur ra dhe goditi kokën mbi një shkëmb, derisa skijonte në Alpet Franceze.

Schumacher tani është jashtë komës, por kirurgu kryesor i tij, Nicola Acciari, i cili është i vendosur në Bolonjë, pretendon se Schumacher ka ndryshuar shumë.

Ish-kampioni i botës në Formula 1 është trajtuar në rezidencën e tij në Gjenevë nga gruaja e tij, Corinna dhe dy fëmijët e tij, Ginna-Marie dhe Mick.

Ata e kanë ruajtur privatësinë e Schumacher që prej aksidentit, derisa Acciari beson se gjermani nuk është më ai njeriu që dominoi Formula 1 nga viti 1994 deri në vitin 2004.

“Ne duhet ta imagjinojmë një njeri më ndryshe nga ai që e mbajmë mend. Me një strukturë organike, muskulore dhe skeletore shumë të ndryshuar dhe përkeqësuar”, ka thënë Acciari për ‘COntro Copertina’.

“Të gjitha këta i ka pësuar Schumacher për shkak të lëndimit të trurit”, tregoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat