Ferrari: Rivaliteti Vettel-Leclerc nuk na shqetëson

Formula 1

Ferrari: Rivaliteti Vettel-Leclerc nuk na shqetëson

Më: 31 janar 2020 Në ora: 23:17
Bosi i Ferrari në Formula 1, Mattia Binotto, ka folur rreth rivalitetit Sebastian Vettel – Charles Leclerc.

Bosi i Ferrari në Formula 1, Mattia Binotto, ka folur rreth rivalitetit Sebastian Vettel – Charles Leclerc.

Vettel-Leclerc kanë qenë dy nga pilotët me rivalitetin më të madh në pistat e Formula 1 gjatë edicionit të kaluar, duke penguar shpeshherë njëri tjetrin për të fituar garat me rivalët e Mercedes.

Para fillimit të sezonit të ri, duke pasur parasyh se dyshja përsëri garojnë me Ferrari, disa fjalë ka folur edhe shefi i Ferrari, Binotto, i cili ka insistuar se rivaliteti nuk do të hap telashe për skuadrën.

“Nëse shoh dy pilotët tani për momentin dhe si ata po sillen së bashku.. shkojnë shumë mirë” ka thënë Binotto.

“Ka një frymë të mirë. Kur Charles mërzitet sepse është prapa Vettel, është një gjë pozitive. Por, mes dyshes, pas gjithë polemikave që kemi në gazeta dhe radio, nuk ka ndonjë gjë shqetësuese” ka shtuar bosi i Ferrari.

“Në fakt, është e kundërta. Është një lidhje e mirë. Për ne është një avantazh.”

Vettel dhe Leclerc të dy do të kenë një rival të përbashkët, përveç njëri tjetrit. Ata do të synojnë t’i marrin titullin e kampionit pilotit britanik të Mercedes, Lewis Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat