Lëvizja e shekullit pritet në Formula 1

Formula 1

Lëvizja e shekullit pritet në Formula 1

Më: 4 shkurt 2020 Në ora: 10:29
Lëvizja e shekullit pritet në Formula 1

Ferrari ka pranuar se ka bisduar me kampionin aktual tw Formula 1, Luis Hamilton pwr tiu bashkuar "kok kuqes" nw tw ardhmen saktwsisht nw vitin 2021.

Shefi ekzekutiv i Ferrari, Louis Carey Camilleri tha për media se Hamilton ka pasur "biseda" me kryetarin John Elkann.

"Është plotësisht e parakohshme – ne do t’i shikojmë opsionet tona në kohën e duhur dhe do të shohim se cila është më së miri", shtoi ai.

Hamilton, i cili është 35 vjeç dhe do të garojë për të barazuar rekordin e Schumacher me shtatë tituj në vitin 2020, i vjen fundi i kontratës me Mercedes sezonin e ardhshëm.

Për më tepër, ditëve të fundit ka pasur spekulime se Mercedes do tërhiqej përfundimisht nga F1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat