Newman në gjendje të rëndë - Bota Sot
Newman në gjendje të rëndë

Formula 1

Newman në gjendje të rëndë

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:13
Newman në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Daytona 500, që konsiderohet gara më e rëndësishme në “NASCAR Cup Series”.

Piloti Ryan Newman, i cili kryesonte garën kur kishte mbetur vetëm një xhiro nga përfundimi, u godit nga pas nga Ryan Blaney, mjaftueshëm për humbur kontrollit e makinës së tij, që ishte me shpejtësi më shumë se 300 kilometra në orë, duke u përplasur dhunshëm me murin dhe fluturuar në ajër. Më pas makina e Newman u godit nga Corey LaJoie.

Shërbimet mjekësore reaguan menjëherë, duke e dërguar me urgjencë në spitalin Halifax Medical Center pilotin e dëmtuar.

“Ryan Newman është në gjendje të rëndë, por mjekët kanë sugjeruar se plagët e tij nuk janë të rrezikshme për jetën,” – sqaruan organizatorët e NASCAR-it dhe të Roush Fenway Racing.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat