Alonso rinis bashkëpunimin me McLaren dhe i rikthehet garave

Formula 1

Alonso rinis bashkëpunimin me McLaren dhe i rikthehet garave

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:55
Fernando Alonso

Fernando Alonso dhe McLaren i janë rikthyer bashkëpunimit. Piloti spanjoll do të pilotojë makinën Arroë McLaren SP në garën e famshme Indy 500, që zhvillohet në muajin maj në Indinapolis. 2 herë kampioni i botës në Formula 1 synon të rrëmbejë fitoren në këtë garë klasike të automobilizmit dhe mbi të gjitha të marrë “triple crown”.

Makina që do të pilotojë Alonso është pjesë e skuadrës së Schmidt-Peterson, që do të marrë pjesë në garën e Indy 500 me tri makina. Alonso dhe McLaren bashkëpunuan në këtë event edhe një vit më parë, por dështuan të kualifikoheshin në garë.

“Kam një marrëdhënie special me McLaren ndaj vendosa të bashkëpunoj sërish me ta edhe pse kisha disa oferta për këtë event. Kemi më shumë përvojë nga vjet, është punuar me shumë besim te fitorja dhe unë jam pjesë e këtij projekti”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat