Koronavirus, Ferrari merr “OK” për garën Australisë, por anullon testet

Formula 1

Koronavirus, Ferrari merr “OK” për garën Australisë, por anullon testet

Më: 4 mars 2020 Në ora: 14:10
Ferrari

Skuadra Ferrari do të udhëtojë sipas planifikimit drejt Australisë me të gjithë stafin e saj për garën e parë sezonale që zhvillohet në Melburn më 15 mars. Frika nga coronavirus, që ka prekur së fundi Italinë, kishte vënë në dilemë pjesëmarrjen e shumicës së stafit të “kokëkuqes”, por organizatorët e garës kanë dhënë “OK”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ferrari ka përgënjeshtruar zërat se punonjësit e saj nuk do të jenë në Australi për garën e parë sezonale. Personeli i Ferrarit nuk do të ketë asnjë masë shtesë apo detyruese për të qenë në Melburn, ndërkohë që edhe FIA ka dhënë “OK” e saj për praninë e personelit të makinës italiane.

Ndërkohë, drejtuesit e Ferrarit kanë anulluar testet me gomën e re Pirelli që do të zhvilloheshin më 5 mars në pistën e Fiorano, pikërisht prë shkak të coronavirus. Testet do t’i shërbenin gomës që do të përdoren në garat e vitit 2021 dhe që do të kryhen në një moment të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat