McLareni jep lajme të mira

Formula 1

McLareni jep lajme të mira

Më: 19 mars 2020 Në ora: 13:29
McLareni jep lajme të mira nga Melbourni

Shtatë anëtarët e ekipit McLarenit kanë rezultuar negativ me virusin “Covid 19”.

Ekipi i McLarenit një ditë para fillimit të sezonit të ri në Melburn, u tërhoq nga Çmimi i Madh i Australisë, pasi që ishin paralajmëruar se ishin prekur nga virusi “Covid 19”.

Stafi zhvilloi testin pasi që kishin shfaqur simptomat dhe pasi që kishin kontakt të ngushtë me një anëtar të ekipit i cili doli pozitiv më 12 mars.

Nga ekipi i vetizoluar (16 persona), 14 ishin në kontakt të ngushtë me anëtarin e ekipit, i cili testoi pozitiv dhe një anëtar shtesë i ekipit shfaqi simptoma gjatë fundjavës.

Ndërkohë 3 anëtarë të menaxhmentit të lartë, duke përfshirë drejtorin e garave Andrea Stella, qëndruan prapa ekipit për t’i mbështetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat