Hamilton tregon a është i prekur nga koronavirusi

Formula 1

Hamilton tregon a është i prekur nga koronavirusi

Më: 21 mars 2020 Në ora: 17:59
Lewis Hamilton

Kampioni i Botës në Formula 1, Lewis Hamilton ishte i pari që u kërkoi organizatorëve të këtij sporti që të anulojnë garën hapëse të sezonit për shkak të koronavirusit, ndërsa së fundi është folur shumë se edhe ai vetë është prekur nga Covid-19.

Megjithatë piloti britanik ka komunikuar me fansat nëpërmjet Instagramit, ku ndër të tjera u ka thënë se nuk është prekur nga virusi që po tmerron botën mbarë dhe se vetëm sa është vetë-karantinuar për 14 ditë, sipas udhëzimeve që ka marrë.

“Kohët e fundit kam dëgjuar shumë gjëra, se unë jam pozitiv ndaj Covid-19, pasi kështu kanë rezultuar edhe personat që unë kam takuar gjatë këtyre ditëve, si aktori Idriz Elba. Është e vërtetë që i kam takuar këta njerëz, por nuk jam i prekur nga koronavirusi. Thjesht po qëndroj në karantinë për 14 ditë, sipas udhëzimeve të autoriteteve mjekësore”, tha Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat