Formula 1 anulon edhe një tjetër garë? - Bota Sot
Formula 1 anulon edhe një tjetër garë?

Formula 1

Formula 1 anulon edhe një tjetër garë?

Më: 23 mars 2020 Në ora: 08:43
Formula 1

Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Baku, një nga garat më fitimprurëse të Formula 1, pritet të shtyhet të hënën, duke e shtyrë fillimin e sezonit 2020 përsëri deri më 14 qershor.

Përballë afateve të ngutshme të ndërtimit, organizatorët lokalë pranuan të dielën mbrëma se organizimi i ngjarjes në kohë do të ishte i pamundur, duke pasur parasysh përshkallëzimin në të gjithë Evropën e pandemisë Covid-19.

Do të jetë gara e tetë që do të anulohet, megjithëse F1, që fiton deri në 50 milionë funte në vit për garën në rrugë pranë Detit Kaspik, do të punojë për ta rivendosur atë më vonë në kalendar.

Sezoni i Formula 1 ende nuk ka nisur, pasi të gjithë garat e planifikuar janë anuluar për shkak të përhapjes së virusit vrasës.

Ditë më herët, u mor vesh se edhe gjatë kohës së pushimit, në gusht, garat do të vazhdojnë në mënyrë që të mbyllet sezoni në kohën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat