Lëndimi në shpatull nuk e pengon Marc Marquez – dëshironte me çdo kusht triumfin në Katar

Formula 1

Lëndimi në shpatull nuk e pengon Marc Marquez – dëshironte me çdo kusht triumfin në Katar

Më: 9 prill 2020 Në ora: 23:51
Marc Marquez

Kampioni i botës në Moto GP, Marc Marquez, duket se ka një garë që dëshiron ta fitojë me çdo kusht.

Piloti spanjoll, Marquez, kishte pësuar një lëndim në fazën përgatitore para kampionatit 2020.

Gara e Katarit ishte ajo që merrte vëmendjen e spanjollit, pasi aty ai dëshiron me çdo kusht triumfin. Por, lëndimi në shpatull mund ta pengonte.

Megjithatë, shefi i Honda, Alberto Puig, ka thënë se Marquez ishte gati të ‘përjetonte ferrin’ dhe të garonte me shpatull të lënduar.

“Nëse do të startonim në Katar, Marc nuk do të ishte në 100% të tij”, ka thënë Puig.

“Ky pushim ishte i mirë për shpatullën e tij, por ai nuk ishte i lumtur me mos-aktivitetin e tij. Ai do të preferonte të startonim në Katar”, ka shtuar shefi i Honda.

“Do të ishte në 60 ose 70%, por nuk do ta pengonte. Ai ishte gati të përjetonte ferrin, por ai do të tentonte, pasi është një djalë special”, ka thënë ndër të tjerash Puig.

Marquez shihet si favoriti për titullin e kampionit edhe këtë vit, nëse sezoni do të mbahet. Aktualisht, garat e Moto GP vazhdojnë të jenë të suspenduara, si pasojë e përhapjes së Covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat