Aktivitetet sportive po shtyhen njëri pas tjetrit

Formula 1

Aktivitetet sportive po shtyhen njëri pas tjetrit

Më: 14 prill 2020 Në ora: 15:28
Aktivitetet sportive po shtyhen njëri pas tjetrit

Aktivitetet sportive po shtyhen njëri pas tjetrit për shkak të rrezikut që vjen nga Koronavirusi.

Vendimi i presidentit të Francës, Emanuel Macron, për zgjatjen deri në mes të korrikut të masave të distancimit social (që do të thotë kufizime në ngjarjet publike), praktikisht është anuluar edhe Çmimi i Madh i Francës në Formula 1, Le Castellet.

Shpresa e fundit ishte që gara të zhvillohej pa spektatorë, por edhe kjo hipotezë duket se ka rënë poshtë përfundimisht, sepse edhe në një garë pa publikun do të kishte në pistë të paktën një mijë njerëz.

Përveç ekipeve dhe stafeve të tyre, kërkohet të jenë të pranishëm edhe ekipet shëndetësore, pa harruar stafin për transmetimet televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat