Vettel: Është e dhimbshme që nuk po mund të garojmë tani

Formula 1

Vettel: Është e dhimbshme që nuk po mund të garojmë tani

Më: 19 prill 2020 Në ora: 11:57
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel është i mërzitur me suspendimin e garave të F1.

Formula 1 vazhdon të suspendojë garat, duke bërë që sezoni i vitit 2020 të mos ketë filluar akoma.

Lidhur me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19 ka folur edhe Sebastian Vettel i skuadrës së Ferrari, i cili është shprehur i mërzitur që garat nuk po mund të zhvillohen tani.

“Është e dhimbshme, pasi unë dua të kthehem në veturë. Nëse jam egoist sepse dua të garojë, ju e dini se ka shumë njerëz që do të donin shumë gjëra tani, me situatën në të cilën jemi”, ka thënë Vettel.

“Mendoj se ndoshta fillimi, ndeshjet e para, do të jenë më ndryshe sesa jemi mësuar. Por, shpresoj të mos ketë shumë kompromise, pasi duam të garojmë në mënyrën si jemi mësuar: do të thotë para tifozëve, turmave, me atmosferë të mirë e kështu me radhë”, ka shtuar piloti i Ferrari.

Nuk dihet akoma se cila do të jetë gara që do t’i jap startin Formula 1. Tetë raundet e para të këtij kampionati janë suspenduar ose anuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat