Nis me dy gara në pistë të njëjtë

Formula 1

Nis me dy gara në pistë të njëjtë

Më: 25 prill 2020 Në ora: 13:21
Helmut Marko

Këshilltari i skuadrës së “Red Bull”-it, Helmut Marko, ka zbuluar se një nga opcionet për të nisur sezoni do të jetë gara në Austri, ku planifikohen 2 gara, më 5 dhe 12 korrik.

Sipas tij, në garë do të marrin pjesë rreth 2 mijë persona, ndërsa në pistë mund të jenë vetëm pilotët dhe ekipet e tyre, por edhe përfaqësues të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.

”Gara e parë do të jetë më 5 korrik, ndërsa e dyta, një javë më vonë. Secili që vjen në Austri do të duhet të ketë test negative për koronavirus. Në nivel të njëjtë bisedohet edhe me organizatorët e tjerë në Evropë,” tha mes tjerash Marko për mediumet në Austri.

Deri më tani janë anuluar 9 gara në sezonin e ri të Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat