Për herë të parë në 27 vite, Britania mund të mbajë dy gara të Formula 1 në të njëjtit vit

Formula 1

Për herë të parë në 27 vite, Britania mund të mbajë dy gara të Formula 1 në të njëjtit vit

Më: 28 prill 2020 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Formula 1 do ta nisë sezonin në Austri në fundjavën e parë të korrikut, dhe Çmimi i Madh i Britanisë ka të ngjarë të mbahet më 19 korrik pas dyerve të mbyllura.

Pista e Silverstone do të presë dy gara, e dyta me siguri më 2 gusht.

Edhe pse ‘Çmimi i Madh i Silverstona’ është një titull i sugjeruar për këtë ngjarje shtesë, ekziston mbështetje për emërtimin e tij si ‘Stirling Moss’, i cili vdiq më herët në prill.

Silverstone do të rimbursojë ata që kanë blerë bileta për GP e Britanisë ose të mbajnë prenotimet gjatë vitit të ardhshëm.

Stuart Pringle, drejtori menaxhues i Silverstone, tha: “Unë gjithashtu mund të konfirmoj se kemi ndërmend të dhurojmë mijëra bileta për ngjarjen e vitit 2021, tek NHS dhe punëtorëve të tjerë kryesorë”.

Lajmet vijnë pas shtyrjes së Çmimit të Madh të Francës në qershor, me vendin që ka një ndalesë mbarëkombëtare për tubime masive. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat