F1: Leclerc vullnetar në shpërndarjen e ndihmave me Kryqin e Kuq të Monakos

Formula 1

F1: Leclerc vullnetar në shpërndarjen e ndihmave me Kryqin e Kuq të Monakos

Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:17
Ilustrim

Ylli i Formula 1, Charles Leclerc, ka bërë një gjest që duhet të shihet si shembull.

Anëtari i Ferrari i është bashkuar Kryqit të Kuq të Monakos, ku po shërben si vullnetar në shpërndarjen e ndihmave, gjatë kohës së koronavirusit.

Piloti i Ferrari është gjithashtu ambasador i ‘Monaco Foundation’, që i takon Princeshës Charlene.

Leclerc ka dërguar racione ushqimore te njerëzit e moshuar, të cilët nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpitë e tyre.

Ylli i Formula 1 ditë më parë ishte pjesëmarrës edhe në një gar virtuale, ku paratë e fituara i dhuroi për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, për luftën kundër Covid-19.

Leclerc është i lirë nga garat me Formula, të cilat vazhdojnë të jenë të suspenduara. Mendohet se këto gara mund të rifillojnë në muajt korrik/gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat