Një nga më të mirët e Formula 1, që humbi jetën para 26 viteve

Formula 1

Një nga më të mirët e Formula 1, që humbi jetën para 26 viteve

Më: 1 maj 2020 Në ora: 17:40
Një nga më të mirët e Formula 1, që humbi jetën para 26 viteve

Sot përkujtohet vdekja e një nga pilotët më të mirë të Formula 1, Ajrton Sena, i cili u nda nga jeta tragjikisht në datë 1 maj 1994 në një aksident gjatë “San Marino Grand Prix” mbajtur në qytetin e Imolas.

Është një boshllëk i madh ai që ka lënë një kampion si Sena, prandaj dhe 26 vite më pas rikujtohet historia e tij, fitoret e tij, si dhe ikja e tij para kohe.

Ishte pikërisht kjo ndarje para kohe nga jeta që e pengoi nga demonstrimi i mëtejshëm në pistë të asaj që ishte i aftë të bënte. Piloti brazilian ka fituar 3 tituj kampion, 41 “Grand Prixes”, 80 podiume dhe 65 “pole positions”, një rekord i jashtëzakonshme derisa mbërritën Shumaker dhe më pas Hamilton.

Në garën “San Marino Grand Prix” që u mbajt në qytetin e Imolas në Itali, Sena gjeti vdekjen në moshën 34 vjeçare pas një aksidenti fatal që i shkaktoi dëmtime në kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat