Formula 1: Grand Prix Hungaria do të zhvillohet pa tifozë

Formula 1

Formula 1: Grand Prix Hungaria do të zhvillohet pa tifozë

Më: 1 maj 2020 Në ora: 20:09
Grand Prix Hungaria

Formula 1 po vazhdon të përpilojë planet për nisjen e sezonit 2020.

Çmimi i Madh i Hungarisë pritet të jetë një nga garat e Formula 1 që do të zhvillohet në Evropë.

Sipas organizatorëve të kësaj gare, nëse gjithçka shkon sipas planit dhe kjo garë mbahet në 2020, atëherë do të mbahet pa praninë e tifozëve.

“Ekipi i organizatorëve të Hungarian GP ka mësuar se nuk mund ta mbajë garën e 35-të në praninë e spektatorëve, përkundër tentimeve tona”, thuhet në një njoftim të organizatorëve të Çmimit të Madh të Hungarisë.

Ky vendim erdhi pasi Qeveria e Hungarisë anuloi të gjitha evenimentet që përfshfijnë mbi 500 spektatorë, deri më 15 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat