Merret vendimi rreth stinorit në MotoGP

Formula 1

Merret vendimi rreth stinorit në MotoGP

Më: 7 maj 2020 Në ora: 15:57
Merret vendimi rreth stinorit në MotoGP

Stinori në MotoGP pritet të fillojë në Spanjë me dy gara në shtegun në Jerez në jug të Spanjës në korrik.

Në një komunikatë të MotoGP të enjten në faqen zyrtare, është thënë se qeveria rajonale e Andaluzisë, këshilli i qytetit të Jerezit dhe promotori i serisë së garave Dorna, janë pajtuar që t’i bëhet propozimi qeverisë së Spanjës për organizimin e dy garave rresht në Jerez.

Nëse aprovohet, atëherë Jerezi do të organizojë garat e MotoGP më 19 korrik dhe 26 korrik, si dhe një raund të serisë botërore të superbike më 2 gusht.

MotoGP nuk ka dhënë detaje se si do të organizohen garat, por të gjitha pritet të jenë pa shikues, vetëm me stafin esencial.

Shefi ekzekutiv i Dornas, Carlemo Ezpeleta ka thënë muajin e kaluar se është optimist se mund të rikthehen garat në korrik.

Ai pret mesatarisht 1600 persona në gara të mbyllura pa shikues.

Stinori në MotoGP ishte paraparë të fillonte në Katar më 8 mars, por gara u anulua për shkak të koronavirusit. Një numër i garave tjera janë pezulluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat