Vettel përsërit synimin e tij: Dua të fitoj me Ferrari

Formula 1

Vettel përsërit synimin e tij: Dua të fitoj me Ferrari

Më: 8 maj 2020 Në ora: 21:54
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel ka folur edhe një herë lidhur me synimet e tij.

Piloti i Formula 1 është në muajt e fundit të kontratës së tij me Ferrari, dhe shpeshherë së fundmi është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Kokëkuqja’.

Megjithatë, së fundmi, duke folur për synimet në të ardhmen e tij, piloti gjerman ka lënë të kuptohet se do të vazhdojë me gjigantin italian.

“Synimi është i njëjti, sepse ne nuk jemi liderët. Dukshëm, Mercedes na kanë mposhtur në vitet e fundit, kështu që misioni mbetet aty”, ka thënë Vettel.

“Dukshëm, ne kemi pasur disa gara dhe kemi fituar eksperiencë. Mendoj se kishte momente të mira dhe kishte disa momente ku nuk ishim aq të mirë, por siç kam thënë, misioni mbetet aty, objektivi është aty, të fitoj me Ferrari”, ka shtuar gjermani.

Sebastian Vettel do të bëjë vitin e tij të gjashtë me Ferrari këtë edicion, sapo garat të fillojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat