Hamilton: Anulimi i Grand Prix Australia ishte goditje e madhe për sistemin

Formula 1

Hamilton: Anulimi i Grand Prix Australia ishte goditje e madhe për sistemin

Më: 9 maj 2020 Në ora: 17:07
Formula 1

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, beson se Australian GP ishte goditja më e madhe për F1.

Anëtari i Mercedes, Hamilton, ka shprehur besimin se pikërisht me anulimin e garës së Melbourne, sistemi i Formula 1 ka pësuar goditjen më të madhe.

Piloti britanik thotë se nuk ka pritur që ajo garë të anulohej, pasi të gjithë kishin udhëtuar dhe gjithçka ndodhi në minutat e fundit.

“Mendoj se ishte vërtetë, vërtetë, një shok për sistemin”, ka thënë Hamilton.

“Atë të enjte unë dhash opinionin tim nëse duhet ose jo të ishim aty, pastaj u zgjova me entuziazëm për të garuar, pastaj dëgjova se gara po anulohe. Ishte sureale”, shtoi anëtari i Mercedes.

Hamilton do të ndiqte këtë sezon titullin e kampionit numër shtatë, por sezoni i F1 akoma nuk ka startuar as garën e parë. Ekziston mundësia që gjithçka të anulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat