Edhe një zyrtarizim në Formula 1

Formula 1

Edhe një zyrtarizim në Formula 1

Më: 14 maj 2020 Në ora: 15:00
Edhe një zyrtarizim në Formula 1

McLaren Racing ka njoftuar sot se ka nënshkruar me pilotin australian, Daniel Ricciardio.

30 vjeçari do të bashkohet në skuadër me britanikun Lando Norris.

Ricciardio do të zëvëndësojë Carlos Sainz i cili sot është bashkuar me Ferrarin.

“Nënshkrimi i Daniel Riccardio është një hap tjetër përpara në planin tonë afatgjatë dhe do të sjellë një dimension të ri emocionues për ekipin. Ky është një lajm i mirë për ekipin tonë, partnerët dhe natyrisht për tifozët tanë. Daniel është një fitues i provuar i garës dhe përvoja, angazhimi dhe energjia e tij do të jenë një shtesë e vlefshme për McLaren” thuhet në njoftimin e McLaren..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat