Gjjthçka të nisë nga Austria

Formula 1

Gjjthçka të nisë nga Austria

Më: 15 maj 2020 Në ora: 13:28
Gjjithçka të nisë nga Austria

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe Liberty Media po punojnë shumë që sezoni i vitit 2020 në Formula 1 të mos dështojë dhe për këtë arsye kanë modifikuar kalendarin, duke lënë vetëm 19 gara për t’u zhvilluar.

Kështu sipas mediave italiane, është hedhur ideja që gjithçka të nisë nga Austria, ku janë dy cirkuite dhe do të zhvillohen dy gara brenda një jave, ose konkretisht më 3-5 korrik Çmimi i Madh i Austrisë dhe 10-12 korrik, Çmimi i Madh Red Bull Ring II.

Në kalendarin e ri nuk do të rikuperohen garat e Holandës, Singaporit, Kanadasë dhe Australisë, ndërsa mbyllja e sezonit është parashikuar për më datat 11-13 Dhjetor me Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

Nëse ky kalendar do të miratohet nga të gjithë ekipet, atëherë Formula 1 do të arrijë të shpëtojë një sezon që duhej të kishte startuar që në mars, por që u shty për shkak të përhapjes me shpejtësi të koronavirusit.

Ja kalendari i mundshëm për vitin 2020
3-5 Korrik GP Austria
10-12 korrik GP Red Bull Ring ‘II’
24-26 korrik GP Britani e Madhe
31 korrik-2 gusht GP Silverstone ‘II’
7-9 gusht GP Hungarinjëgna
28-30 gusht GP Belgjikë
4-6 shtator GP Itali
18-20 shtator GP Azerbaixhan
25-27 shtator GP Rusi
2-4 tetor GP Kinë
9-11 tetor GP Japoni
23-25 tetor GP SHBA
30 tetor-1 nentor GP Meksikë
6-8 nentor GP Brazil
20-22 nentor GP Vietnam
27-29 nentor GP Bahrein
4-6 dhjetor GP Bahrein ‘II’
11-13 dhjetor GP Abu Dhabi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat