Ndryshime të mëdha në Formula - Bota Sot
Ndryshime të mëdha në Formula

Formula 1

Ndryshime të mëdha në Formula

Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:02
Alonso

Ndryshime të mëdha në Formula.

Efekti domino nisi me Ferrarin që vendosi të mos rinovonte kontratën me Vettel, që do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Kokëkuqja” ka zgjedhur Carlos Sainz, ndërsa në anën tjetër McLaren i ka marrë Renault australianin Daniel Riçiardo. Kjo ka bërë që te Renault të mbetet një vend bosh dhe sipas “Marca”, ai vend mund të zihet nga një rikthim i bujshëm i Fernando Alonsos, që dy vite më parë u tërhoq nga Formula 1.

Renault po tenton të kthejë kampionin e botës, aty ku shpërtheu, duke u shpallur kampion bote dy herë, në vitet 2005, 2006.  Spanjolli nuk është opsioni i vetëm në fakt, pasi po mendojnë edhe për Sebastian Vettel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat