Alonso mund të rikthehet në Formula 1

Formula 1

Alonso mund të rikthehet në Formula 1

Më: 15 maj 2020 Në ora: 21:00
Alonso

Ndryshime të mëdha në Formula 1. Efekti domino nisi me Ferrarin që vendosi të mos rinovonte kontratën me Vettelit, që do të largohet në fund të këtij sezoni.

“Kokëkuqja” ka zgjedhur Carlos Sainz, ndërsa në anën tjetër McLaren i ka marrë Renaultin australianin Daniel Riçiardo. Kjo ka bërë që te Renault të mbetet një vend bosh dhe sipas “Marca”, ai vend mund të zihet nga një rikthim i bujshëm i Fernando Alonsos, që dy vite më parë u tërhoq nga Formula 1.

Renault po tenton të kthejë kampionin e botës, aty ku shpërtheu, duke u shpallur kampion bote dy herë, në vitet 2005, 2006. Spanjolli nuk është opsioni i vetëm në fakt, pasi po mendojnë edhe për Sebastian Vettel. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat