Horner: Gjasat janë të vogla që Vettel të kthehet te Red Bull

Formula 1

Horner: Gjasat janë të vogla që Vettel të kthehet te Red Bull

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:19
Horner

Sebastian Vettel është piloti që po merr vëmendjen më të madhe në Formula 1.

Piloti gjerman, Vettel, ka bërë të ditur së fundmi se do të ndajë rrugët me skuadrën e Ferrari në fund të këtij sezoni, duke bërë që kështu të zë hapësirë të madhe në mediet evropiane.

Katër herë kampioni i botës nuk ka vendosur akoma për skuadrën e re. Zërat të ndryshëm e dërgojnë nëpër skuadra të ndryshme, kurse në mesin e atyre që përmenden është edhe skuadra e Red Bull.

Por, lidhur me rikthimin e mundshëm të Vettel te Red Bull ka folur lideri i kësaj skuadre, Christian Horner, i cili beson se gjasat janë jashtëzakonisht të vogla që një gjë e tillë të ndodhë.

“Mendoj se gjasat janë jashtëzakonisht të vogla. Ne kemi kontratë afatgjate me Max Verstappen. Alex po bën punë të mirë gjithashtu. Ne kemi një dinamikë të mirë në skuadër”, ka thënë Horner.

“Eksperienca tregon se dy meshkuj alfa nuk shkojnë mirë. Sebastian është akoma shumë kompetitiv në Grand Prix. Nuk mendoj se do të ishte e mirë për skuadrën të kemi dy alfa”, shtoi lideri i Red Bull.

“Ne jemi të lumtur me formacionin që kemi në skuadër. Jam i sigurt që ai (Vettel) nuk ka mungesë opsionesh për të ecur përpara, por ai ka zgjedhur që nuk shkon me Ferrari”, ka thënë mes tjerash Horner.

Vettel lidhet edhe me një kalim të mundshëm te Mercedes, por kur dihet që atje është Lewis Hamilton, gjasat minimizohen edhe për atë skuadër.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Vettel. McLaren vazhdon të mbetet një nga opsionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat