Kriza ekonomike nga koronavirusi – skuadra e Formula 1 rrezikon të shuhet

Formula 1

Kriza ekonomike nga koronavirusi – skuadra e Formula 1 rrezikon të shuhet

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një skuadër e Formula 1 rrezikon të shuhet.

Pandemia Covid-19 ka bërë që shumë kompani të përballen me humbje të mëdha ekonomike.

Krizën ekonomike po e ndjenë edhe skuadra e Formula 1, Renault, e cila është me bazë në Francë.

Gjiganti francez është në lëkundje të madhe dhe është në pritje të një huaje disa milionëshe për të shpëtuar nga shuarja.

Këtë të premte, Renault do të shpalos planin e saj në pika të shkurta për t’i shpëtuar shuarjes, dhe një nga pikat mund të jetë përshëndetja me Formula 1.

Skuadra franceze ditë më parë lidhej me pilotin Fernando Alonso, por duket se tashmë ajo gjë do të mbetet për t’u harruar.

Mbetet të shihet nëse Renault do të largohet zyrtarisht nga garat e F1. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat