Schumacher Junior hapave të babait, shumë shpejt kalon në Formula 1

Formula 1

Schumacher Junior hapave të babait, shumë shpejt kalon në Formula 1

Më: 28 maj 2020 Në ora: 09:11
Mick Schumacher

Mick Schumacher mund të ndjekë hapat e babait të tij, Michael, për të garuar në Formula 1 që nga sezoni i ardhshëm. Michael Schumacher, padyshim një nga shoferët më të mirë në histori të Formula 1, vazhdon të qëndrojë në gjendje kome, pas aksidentit që pësuar në fund të vitit 2013, derisa po skijonte në […]

Mick Schumacher mund të ndjekë hapat e babait të tij, Michael, për të garuar në Formula 1 që nga sezoni i ardhshëm.

Michael Schumacher, padyshim një nga shoferët më të mirë në histori të Formula 1, vazhdon të qëndrojë në gjendje kome, pas aksidentit që pësuar në fund të vitit 2013, derisa po skijonte në Aplet e Francës.

Mick, aktualisht 21 vjeçar, është pjesë e Formula 2 si shofer i Perm Theodore Racing, dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë me ekipin e Ferrari në Formula 1 për të qenë pjesë e akademisë së tyre.

Sidoqoftë, mundësia për të garuar në Formula 1 për Mick mund të vijë më herët sesa pritet, dhe këtë e vërtetoi xhaxhai i tij, Ralph.

“Është shumë i rëndësishëm ky sezon për të në Formula 2, dhe ne do të shohim se si ai do të zhvillohet2, ka deklaruar Ralf Schumacher, vëllai i Michael Schumacher.

“Unë mendoj se Mick ka një mundësi të mirë për të qenë në Formula 1 sezonin e ardhshëm te skuadra e Alfa Romeo. Kimi Raikkonen së shpejti do të dalë në pension. Mendoj se një shofer i ri si Mick shumë shpejtë do të marrë mundësinë tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat