Hamilton flet për protestat në ShBA – shpërthen në kritika ndaj Formula 1 për heshtjen e tyre - Bota Sot
Hamilton flet për protestat në ShBA – shpërthen në kritika ndaj Formula 1 për heshtjen e tyre

Formula 1

Hamilton flet për protestat në ShBA – shpërthen në kritika ndaj Formula 1 për heshtjen e tyre

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 13:19
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton nuk ka kursyer kritikat për Formula 1.

Britaniku Hamilton, i pari pilot me ngjyrë që u shpall kampion bote (6 herë), ka reaguar ndaj heshtjes së Formula 1 për vrasjen e George Floyd.

Anëtari i Mercedes beson se të gjithë duhet të ngrisin zërin dhe të reagojnë për padrejtësinë që ndodhi në Minneapolis.

“Shoh disa nga ju që qëndroni në heshtje, disa nga yjet më të mëdhenj që akoma nuk kanë folur për padrejtësinë”, ka thënë Hamilton.

“Asnjë shenjë nga askush në industrinë time, të cilën sigurisht e dominojnë të bardhtë. Unë jam i vetmi me ngjyrë aty. Qëndroj i vetëm. Unë do të mendoja deri tani do të shihnit pse kjo ndodh, dhe të thoni diçka për të, por nuk mund të qëndroni përkrah neve. Vetëm ta dini, unë e di kush ju… jeni, dhe ju shoh ju”, ka shtuar kampioni.

Hamilton në një postim tjetër në rrjetet sociale ka thënë se nuk qëndron krah dhunës, por atyre që po protestojnë në paqe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat