Nuk anulohen gara edhe nëse ka të prekur

Formula 1

Nuk anulohen gara edhe nëse ka të prekur

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 14:05
Nuk anulohen gara edhe nëse ka të prekur

Drejtori i përgjithshëm në Formula 1, Çejs Kerri, ka potencuar qartë se nuk do të anulohen garat edhe nëse ndonjë pilot ose anëtarë i skuadrave del pozitiv në “Covid 19”.

“Kemi procedurë e cila na ndihmon që të organizojmë garat. Për test pozitiv në “Covid 19” nuk do të anulohet gara.

Nëse piloti është prekur, ekipet kanë një pilot rezerv. Ekzistojnë shumë skenare, mirëpo nëse ekipi nuk mund të garojë, edhe kjo nuk do të jetë arsye që të anulohet gara,” ka thënë mes tjerash Keri.

Sezoni aktual në Formula 1, do të fillojë me dy gara në pistën e Austrisë, ndërsa e para është më 5 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat